Zyrtare: UEFA e dënon Gianluigi Buffonin

Zyrtare: UEFA e dënon Gianluigi Buffonin

Gianluigi Buffon është dënuar me tri ndeshje nga UEFA pas sjelljeve të tij në ndeshjen çerek-finale me Real Madridin

Portieri legjendar u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të pas kritikave që i kishte bërë në drejtim të gjyqtarit kryesor Michael Oliver, shkruan Periskopi.

Buffon iu kishte drejtuar gjyqtarit anglez me fjalë të rënda si ‘kafshë’, për të cilën fjalë më pas kishte kërkuar falje.

“Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që ta pezullojë lojtarin e Juventusit Gianluigi Buffon me tri ndeshje,” thuhet në njoftimin e UEFA-s.

40-vjeçari i ka dhënë fund karrierës me Juventusin, ndërsa në media flitet se ai mund t’i bashkohet PSG. /Periskopi/.

Shpërndaje në: