Kupa e Botës: Sa larg mund të shkojë Zvicra e udhëhequr nga katër futbollist shqiptarë?
Katër lojtar shqiptarë do të reprezentojnë Zvicrën në Kupën e Botës
Ngjarja më e madhe në futboll do të fillojë pas nëntë ditësh në Rusi dhe për 30 ditë adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi që të shohin çdo ditë ndeshje të mëdha, shkruan Periskopi.
Shqiptarët pritet që ta përkrahin Zvicrën pasi në skuadrën e tyre janë Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri.
Portier: Roman Buerki (Borussia Dortmund), Yvon Mvogo (Leipzig), Yann Sommer (Borussia Monchengladbach).
Mbrojtës: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Johan Djourou (Antalyaspor), Nico Elvedi (Borussia Monchengladbach), Michael Lang (Basel), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Jacques-Francois Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schaer (Deportivo La Coruna).
Mesfushorë: Valon Behrami (Udinese), Blerim Dzemaili (Bologna), Gelson Fernandes (Eintracht Frankfurt), Remo Freuler (Atalanta), Xherdan Shaqiri (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Steven Zuber (1899 Hoffenheim), Denis Zakaria (Borussia Monchengladbach).
Sulmues: Josip Drmic (Borussia Monchengladbach), Breel Embolo (Schalke), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Haris Seferovic (Benfica).
Trajner: Vladimir Petkovic.
Vlera e Kombëtares së Zvicrës është 217 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë sipas ‘Transfermarkt’ është Granit Xhaka që vlen 40 milionë euro.
Kombëtarja helvete është në Grupin E me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën ku gjasat për të kaluar tutje janë të vështira, por jo të pamundura.
Dy ndeshjet e para Zvicra i luan ndaj Brazilit dhe Serbisë ku nuk është favorite, ndërsa me Kosta Rikën mund të llogaritet favorite në letër.
Kush është ylli i skuadrës?
Xherdan Shaqiri i njohur ndryshe edhe si ‘Messi Alpin’ llogaritet si ylli kryesor i skuadrës edhe pse në edicionin e fundit me Stoke ra nga Premier League, por gjithmonë ka treguar paraqitje të mëdha me kombëtaren helvete.

Cili lojtar mund të zhgënjejë në Kupën e Botës?
Harris Seferovic pritet të jetë zgjedhja e parë e Vladimir Petkovicit për sulm, por ai nuk ka shënuar gol që nga tetori i vitit të kaluar me Benfikën.

Sa larg mund të shkojë kjo Kombëtare?
Zvicra është në një grup tejet të vështirë me Brazilin dhe Serbinë që kanë skuadër të madhe dhe llogariten favorit për ta kaluar fazën e grupeve.

Por, lojtarët shqiptarë do të jenë të motivuar edhe më shumë kur do të përballen me Serbinë dhe nëse arrijnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje atëherë mund të ëndërrojnë për fazën e eliminimit direkt.
Parashikimi: Ndeshja jetike për Zvicrën do të jetë me Serbinë, nëse arrijnë që ta mposhtin këtë Kombëtare, atëherë ‘Helvetikët’ kalojnë grupet ndryshe do të rikthehen në shtëpi me të përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve. /Periskopi/



