Anulohet ndeshja e Izraelit me Argjentinën shkaku i kërcënimeve që iu bën Messit

Anulohet ndeshja e Izraelit me Argjentinën shkaku i kërcënimeve që iu bën Messit

Miqësorja e Argjentinës me Izraelin është pezulluar pas kërcënimeve që iu bën Lionel Messit

Kombëtarja e Argjentinës nuk do të ketë mundësinë që ta luajë edhe një ndeshje miqësore para Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Gjithçka filloi të marten kur Jibril Rajoub, shefi i FA të Palestinës ka thënë se tifozët do të djegin fotot e Messit dhe fanellën e tij nëse Argjentina do të luajë në Jerusalem.

Dhe tani është Ambasada e Izraelit që ka konfirmuar këto ‘kërcënime dhe provokime’ që iu bën yllit të Barcelonës.

“Ambasada e Izraelit me keqardhje lajmëron se ndeshja miqësore që do të luhej ndërmjet Izraelit dhe Argjentinës të shtunën më 9 qershor është anuluar.

“Kërcënimet dhe provokimet e drejtuara në Lionel Messin, të cilat në mënyrë logjike ngjallën solidaritetin e kolegëve të tij dhe frikën për të luajtur miqësoren nuk janë të panjohur në jetën e përditshme të popullatës civile të Izraelit ku yjet sportive për ta thënë thjesht kanë qenë në shumë raste objektivat e dhunës dhe sulmeve të ndryshme,” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Izraelit. /Periskopi/

Shpërndaje në: