Guardiola flet për Neymarin: Nuk është lehtë për t’u larguar nga PSG, ai nuk vjen te City
Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e Neymar
Ylli brazilian kërkon largimin nga PSG dhe ka shprehur dëshirën që të punojë nën urdhërat e Pep Guardiolas, shkruan Periskopi.
Por, interesim për Neymarin ka shprehur më shumë Real Madrid.
“Madrid? Po, unë kam dëgjuar për këtë, por nuk e di, thjeshtë nuk e di,” ka thënë Guardiola.
“Unë e di që nuk është leht të largohesh nga PSG. Të largohesh nga PSG nuk është leht sepse PSG është PSG, por në futboll të gjithë e dimë se gjithçka është e mundur.
“A do të nënshkruajë ai për Manchester Cityn? Unë nuk do të shkoj te PSG dhe ai nuk do të vjen te Manchester City,”përfundoi tekniku spanjoll. /Periskopi/



