Ramos thyen heshtjen: Nuk është faji im, Salah më kapi krahun i pari (Video)

Ramos thyen heshtjen: Nuk është faji im, Salah më kapi krahun i pari (Video)

Sergio Ramos ka folur për incidentin me Mo Salah ku pas një dueli egjiptiani u lëndua dhe u largua nga loja pas vetëm 25 minutave lojë në finalen e Kievit ku Liverpool u mposht 3:1 nga Real Madridi

Vazhdon të diskutohet për incidentin mes Ramos dhe Salah, egjiptianët dhe tifozët e Liverpoolit akuzojnë spanjollin, derisa kapiteni i Realit thotë diçka tjetër, shkruan Periskopi.

“Tani vetëm po pres që Roberto Firmino të thotë që është ftohur pasi një pikë e djersës sime ka rënë në të,” ka thënë Ramos.

“Jeni duke i kushtuar shumë vëmendje Salahut. Unë nuk dua të flas sepse çdo gjë është zmadhuar.

“Unë e kuptoj lojën mirë, Salah më kap krahun tim dhe unë rashë në anën tjetër, lëndimi ka ndodhur në krahun tjetër dhe ata thanë se i dhashë një të rënë si në xhudo. Pas kësaj, portieri tha se e ‘mbyta’ atë me një përplasje.

Ramos gjithashtu ka thënë se Salah do të kishte mundur që të luante në pjesën e dytë nëse gjatë pushimit do ta merrte një injeksion.

“Kam folur me Salah me anë të mesazhve dhe ai ishte i qetë. Ai do të kishte mundur që ta vazhdonte lojën në pjesën e dytë nëse do ta merrte një injeksion, unë kam vepruar kështu shumë herë,”. përfundoi Ramos. /Periskopi/

Shpërndaje në: