Presidenti qipriot bëhet horë me këngëtaren shqiptare, shihni si dorëzohet para të pasmeve të saj
Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është nderuar nga Qipro, pasi e përfaqësoi denjësisht në “Eurovizion”.
Ka qenë presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, i cili e ka pritur në takim artisten të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.
Në rrjetin social “Instagram” Eleni postoi këtë moment dhe shkroi: “E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”.
Por sot ajo çfarë po bën xhiron e internetit është një foto e presidentit të Qipros me këngëtaren.
Në foton e publikuar presidenti qipriot është duke parë të pasmet e këngëtares në çastin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim.
E kaq ka mjaftuar që kjo foto të kthehet në virale dhe shumë të komentuar në mediat greke dhe jo vetëm.
Panorama Plus








