Kim Jong Un s’ka buzëqeshur në takim me Lavrov, mediat ruse ia montuan me photoshop

Kim Jong Un s’ka buzëqeshur në takim me Lavrov, mediat ruse ia montuan me photoshop

Një televizion rus është akuzuar për manipulim të një fotografie të Kim Jong-un, fytyrën e të cilit e kanë bërë të duket se është duke qeshur me efekte speciale siç është Photoshopi, shkruan euroneës.

Lideri i Koresë së Veriut u takua javën e kaluar me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Pyongyang për të diskutuar për “perspektivën e vendit, gjendjen aktuale dhe bashkëpunimin”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Përbri kësaj komunikate ishte publikuar edhe një fotografi e Kim Jong-un dhe Lavrovit duke shtrënguar duart para një murali, ku Kim si gjithmonë pozoi me gjakftohtësi. Megjithatë një kronikë që është transmetuar live të shtunën, televizioni rus Rossiya-1, shfaq Kim Jong-un duke qeshur derisa pozonte me Lavrovin.

Por, ky dallim mes fotografisë së parë dhe asaj që e ka publikuar televizioni Rossiya-1 nuk kaloi pa u vërejtur. Politikani Ilya Yashin, partia e të cilit është në opozitë, ka kritikuar televizionin për manipulim me foton.

“Janë duke i testuar aftësitë në liderin e Koresë së Veriut, por nesër do të tentojnë të na bëjnë të lumtur me buzëqeshjen e tij”, ka shkruar ai në dy versionet e publikuara të fotografisë.

Një llogari satirike në Tëitter, Fake-MIDRF gjithashtu kritikoi televizionin rus për editimin e fotos, ku thuhej “lajmi i javës”, buzëqeshja e Kim Jong-un është edituar me photoshop.

Megjithatë, autori i programit Dmitry Kiselyov ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është edituar buzëqeshja e liderit të Koresë së Veriut.

Televizioni Rossiya-1 i afërt me qeverinë ruse, është akuzuar për përdorimin e fotografive tjera të rreme në raste tjera në të kaluarën. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: