Usain Bolt debuton me Stromsgodset, e nis karrierën në futboll me humbje (Video)

Usain Bolt debuton me Stromsgodset, e nis karrierën në futboll me humbje (Video)

Usain Bolt ka debutuar dje me skuadrën Stromsgodset në një miqësore kundër U-19 të Norvegjisë

Bolt u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, por pavarësisht kësaj ai nuk arriti që ta shmangte humbjen e skuadrës së tij Stromsgodest, e cila u mposht me rezultat 1:0, shkruan Periskopi.

Në fushë xhamajkani luajti në fazën e sulmit, por nuk arriti që të shënonte gol, derisa më herët kishte stërvitur edhe me klubin e famshëm, Dortmund.

Në dhomën e veshjes, Bolt pranoi papërvojën e tij në futbollin profesional dhe falënderoi kolegët e tij të Stromsgodset me të cilët kishte filluar stërvitjet në fund të majit.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni paraqitjen e Bolt ndaj U-19 të Norvegjisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: