Nuza me shokë gjykojnë ndeshje në Europa League

Nuza me shokë gjykojnë ndeshje në Europa League

Treshja e gjyqtarëve kosovar Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj pritet të gjykojnë ndeshjen në Europa Ligë.

Këtë e konfirmoi Përparim Hasani dhe Genc Nuza për KosovaPress.

Ende nuk dihet se ndeshjen cilën do ta gjykojnë, pasi që ende nuk është hedhur shorti, por Nuza deklaroi se pritet të jenë në një ndeshje mjaftë interesante.

“Jam në pushime pasi kampionati i Kosovës ka përfunduar, po presim shortin për kualifikimet e Europa Ligës dhe presim të gjykojmë një ndeshje. Kemi sinjale se do të delegohemi dhe gjasat janë të mëdha që të gjykojmë një ndeshje gjatë muajit Korrik”, tha ndër tjerash Nuza.

Nuza së bashku  dyshen Selimaj dhe Berisha kanë deleguar më shumë se 10 ndeshje ndërkombëtare ndryshe gjithmonë raportet të cilat kanë ardhur nga kontrolluesit ndërkombëtar kanë qenë të mira për ta dhe ky është suksesi më i madh që gjyqtarët kosovar kanë arritur deri më tani.

Shpërndaje në: