Fury e paralajmëron Seferin: Kurrë nuk jam ndjerë më i fortë!
Tyson Fury dëshiron që të ndeshet me Anthony Joshua dhe Deontay Wilder, por së pari duhet ta mposht boksierin shqiptar, Sefer Seferin
Boksieri britanik ka dalë në konferencë për media në prag të meçit me Sefer Seferin që do të luhet këtë të shutnë në Manchester Arena, shkruan Periksopi.
Fury ka statistika të frikshme nga 25 meçe ka po aq fitore, 18 prej tyre me KO.
“Tifozët do të shohin Tyson Furyn më të mirë ndonjëherë,” u ka thënë Fury gazetarëve në konferencë.
“Unë ju them që kurrë, kurrë nuk jam ndjerë më i mirë, më i fortë, ose më i shpejtë. Kam kaluar qindra orë në palestër, jam duke bërë shumë mirë. Fansat mund të presin që të shohin më të mirën nga unë,”. /Periskopi/



