Isco i befasuar me largimin e Zidane, ka një porosi për Cristiano Ronaldon
Isco e ka komentuar largimin e Zidane dhe shpreson që Ronaldo të mos veprojë si francezi
Real Madridi fitoi për të tretën herë me radhë Champions League, por pas triumfit në Kiev kishte ‘trazira’ në kampin e ‘Los Blancos’, shkruan Periskopi.
Së pari ishte Bale që paralajmëroi largimin pas finales me Liverpoolin, dhe më pas edhe Cristiano Ronaldo ngriti dyshime rreth të ardhmes.
Derisa flitej për largimin e dy futbollistëve kyç të Realit, ishte Zinedine Zidane që kishte ndarë mendjen për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’.
“Unë isha i befasuar me vendimin e Zidane,” ka thënë Isco.
“Ai ka marr vendimin dhe ne jemi krenar që kemi fituar tri herë Ligën e Kampionëve me të. Tani, klubi duhet të vendos se kush do të jetë trajneri i ardhshëm.
Ylli spanjoll shpreson që rrugën e Zidane të mos e ndjek Crisitiano Ronaldo.
“Është Cristiano ai që duhet të marr vendimin për të ardhmen. Është në duart e tij. Unë shpresoj që ai të qëndrojë pasi është shumë i rëndësishëm për skuadrën,”. /Periskopi/



