Jurgen Klopp te Real Madridi, por vetëm me një kusht!
Gazeta spanjolle Don Balon raporton se Jurgen Klopp është në bisedime me Real Madridin
Trajneri gjerman e dërgoi Liverpoolin në finale të Champions League ku u mposht nga Real Madridi 3:1, shkruan Periskopi.
Reali është pa trajner, ndërsa opsion për pasuesin e Zidane është Jurgen Klopp.
Sipas Don Balon bisedime ka pasur ndërmjet drejtuesëve të Realit dhe Kloppit me gjermanin që ka kërkuar kontroll të plotë në skuadër.
Gjithashtu kërkesë tjetër është largimi i disa lojtarëve si Kiko Casilla, Achraf Hakimi, Jesus Vallejo, Marcos Llorende e Borja Mayoral./Periskopi/



