Jeta luksoze që planifikon Valon Behrami me të dashurën zvicerane
Të dy janë rritur në Tessin – tashmë mbretëresha e shpejtësisë Lara Gut dhe ylli shqiptar i futbollit Valon Behrami planifikojnë një vend të përbashkët në Lugano, pasi të pensionohen nga sporti shkruan blick.ch.
Valon Behrami (33) erdhi me familjen e tij nga Mitrovica në Stabio në moshën katër vjeçare. Në Tessin ai filloi karrierën e tij si futbollist, ku nga 2002 deri 2003 luante për FC Lugano.
Pas u paraqit 78 herë për klubin përfaqësuesi i kombëtares helvete odisenë në klube europiane e filloi në: Genoa, Verona, Lazio, Roma, West Ham, Fiorentina, Napoli, Hamburger SV, Watford, Udinese.
Por, baza e vendlindjes së tij mbetet Tessini.
E dashura e tij, Lara, ka ardhur në jetë në Lugano, është rritur në Comano, verilindje të Luganos, përcjell lajmin albinfo.ch.

“Ishte çdoherë plani im që pas karrierës të kthehem në Lugano. Tani me Larën, mund të them me siguri të plotë, që do kthehem në Lugano për të vijuar jetën,” tha Behrami për «Corriere del Ticino». Kontrata e Behramit me Udinezen përfundon në 2019.
“Në futboll gjithçka përfundon shpejt”
Në pyetjen nëse ai do vesh fanellën e FC Lugano, Behrami përgjigjet: “FC Lugano në fakt nuk është pjesë e jetës sime sportive. Nuk dua të kthehem si lojtar. Mbase në ndonjë funksion tjetër. Por në futboll gjithçka përfundon shpejt.”

Në anën tjetër sesa Lara është e dashuruar me vendlindjen, tregon një foto nga San Salvatore, ku në prapaskenë është Lugano, Monte Brè dhe liqeni. Ajo rreth kësaj foto shkruan: «Lugano – Zvicër – Atdheu».




