Era Istrefi për babain e ndjerë: Të gjithë suksesin ta dedikoj ty
Janë bërë 14 vite prej kur familja Istrefi kanë përballuar një humbje të madhe.
Kryefamiljari i kësaj familje, Nezir Istrefi kishte ndërruar jetë pikërisht në ditët e para të muajit Qershor duke lënë kështu një zbrazti të madhe tek ta, shkruan lajmi.net
E sot fëmijët e tij e kujtojnë me mall dhe këtë e kanë bërë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ishte Nora ajo e cila mbrëmë me dhimbje i shkoi disa fjalë për të e Era thotë se të gjithë suksesin e deri tanishëm që e ka arritur ia dedikon atij.
”Besimi jot n’mu dhe dashnia jote mkanë majtë gjithë jetën. Kujtimi ma i bukur i jetës tem.Babi 7.6.2018. Kët sukses ta dedikoj ty”, ishin fjalët e këngëtares kosovare e cila po arrin shumë sukses në botë./




