Kim Kardashian femra me më shumë ndikim në botë

Kim Kardashian femra me më shumë ndikim në botë

Kim Kardashian rrëmben çmimin “Influencer Award” si femra me më shumë ndikim në botë.

Ndërkohë Naomi Campbell vlerësohet si ikonë stili, “Fashion Icon”.

Gjatë ‘Cfda Awards’, çmimet ‘Oscar’ të modës amerikane, që u mbajt të hënën mbrëma në Brooklyn Museum të New York, Council of Fashion Designers of America, vlerësoi personalitetet më të spikatur të modës.

“Kim është më e fuqishmja dhe femra me më shumë ndikim në botë”, deklaroi stilisti Tommy Hilfiger, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër ajo ka 111 milionë ndjekës në Instagram, 30 milionë në Facebook, 60 në Twitter dhe 1.1 milionë persona të regjistruar në kanalin e saj në YouTube.

Ndërkohë stilistja Donatella Versace, u vlerësua si stilistja më e mirë, duke marrë çmimin “Womenswear Design Award”. /a.y/noa.al

Shpërndaje në: