Liverpooli shumë afër transferimit të Xherdan Shaqirit

Liverpooli shumë afër transferimit të Xherdan Shaqirit

Xherdani Shaqiri nga edicioni i ardhshëm mund të luajë për Liverpoolin

Mesfushori kosovar që reprezenton Zvicrën pritet që këto ditë të kompletojë transferimin te skuadra e Jurgen Klopp, shkruan Periskopi.

Shaqiri është pjesë e Stoke Cityt, skuadër e cila ra nga Premier League edicionin që shkoi dhe tani ‘Messi Alpin’ po kërkohet nga shumë klube të njohura angleze si Tottenham, West Ham, Crystal Palace dhe së fundi Liverpool.

Ky transferim Liverpoolit do t’i kushtojë 12 milionë euro.

Jurgen Klopp e ka përforcuar skuadrën me Fabinhon, ndërsa tani kërkon që të kryejë sa më shpejt transferimin e Shaqirit dhe të Nabil Fekirit. /Periskopi/

Shpërndaje në: