Tronditet Gjermania: Ozil stërvitet i vetmuar, humbet ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite

Tronditet Gjermania: Ozil stërvitet i vetmuar, humbet ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite

Mesut Ozil ka stërvitur i vetmuar pasi ka pësuar një lëndim në miqësoren ndaj Austrisë

Kombëtarja e Gjermanisë ka bërë të ditur se Mesut Ozil nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite pasi ka pësuar një lëndim në gjurin e majtë, shkruan Periskopi.

Ylli i Arsenalit nuk stërviti me skuadrën në përgatitjet për miqësoren e fundit para Kupës së Botës, pasi ka shqetësime në gjurin e këmbës së majtë.

Kombëtarja gjermane me anë të një postimi në Twitter bëri të ditur se Ozil ka kryer disa vrapime të lehta dhe se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Arabinë Saudite. /Periskopi/

Shpërndaje në: