Kupa e Botës: A mund ta përsërit Portugalia suksesin e ‘Euro 2016’?

Kupa e Botës: A mund ta përsërit Portugalia suksesin e ‘Euro 2016’?

Portugalia është në një grup të leht dhe kanë lojtarë shumë të mirë në fazën e sulmit, por ngecin në mbrojtje

Kupa e Botës fillon edhe shtatë ditë me Portugalinë e cila do të kërkojë që të shkojë sa më larg pasi e favorizon grupi si dhe kundërshtarin që do ta ketë pasi të përfundojë faza e grupeve, shkruan Periskopi.

Cristiano Ronaldo me shokë do të tentojë që të shkaktojë befasi edhe në Kupën e Botës ashtu siç bëri në Euro 2016 ku e fitoi trofeun duke fituar vetëm një ndeshje pas kohës së rregullt.

Vlera e kësaj kombëtare është 464 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’ me Cristiano Ronaldon që kushton 100 milionë euro.

Fernando Santos ka ftuar këta 23 lojtarë për ‘Rusi 2018’:

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patricio (Sporting).

Mbrojtës: Bruno Alves (Rangers), Cedric Soares (Southampton), Jose Fonte (Dalian Yifang), Mario Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Ricardo Pereira (Porto), Ruben Dias (Benfica).

Mesfushorë: Adrien Silva (Leicester), Bruno Fernandes (Sporting), Joao Mario (ëest Ham), Joao Moutinho (Monaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moscoë), ëilliam Carvalho (Sporting).

Sulmues: Andre Silva (AC Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting), Goncalo Guedes (Valencia), Ricardo Quaresma (Besiktas).

Cili do të jetë formacioni i mundshëm i Portugalisë?

Portugalia pritet që të luajë me formacionin 4-4-2 me Cristiano Ronaldon që do të jetë kapiten i skuadrës.

Fernando Santos pritet që të startojë në portë me Rui Patricion, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga mbrojtësit me përvojë si Pepe dhe Alves, krahët do të përbëhen nga Guerrero dhe Soares.

Portugal probable starting XI

Mesfusha gjithashtu do të ketë një lojtarë me përvojë të madhe si Joao Moutinho i cili do të përkrahet nga Carvalho. Bernardo Silva do të luajë si mesfushor i djathtë, ndërsa Joao Mario në anën e majtë me sulmin që do të përbhet nga Andre Silva dhe Cristiano Ronaldo.

Cili lojtar pritet që t’i befasojë të gjithë në Kupën e Botës?

Bernardo Silva, ylli i Manchester Cityt pritet që t’i befasojë të gjithë në këtë Botëror edhe pse nuk kishte shumë hapësira në skuadrën e Guardiolas, por sa herë që tekniku spanjoll e kishte vendosur në formacion ai ia ka shpaguar me performanca të larta. Ylli kryesor i skuadrës do të jetë Cristiano Ronaldo.

Portugal

Cili lojtar mund të zhgënjejë në ‘Rusi 2018’?

Fernando Santos do ta ketë të vështirë që ta zgjedhë partnerin e Pepes në mbrojtje, por të gjitha gjasat janë që ai të jetë Bruno Alves.

Image result for bruno alves portugal

Bruno Alves nuk ka pasur një edicion për t’u përmendur pasi ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në vitin 2018 me Rangers dhe gjithashtu mbi supe ka 36 vite.

Cilat janë gjasat reale të Portugalisë dhe parashikimi se sa larg mund të shkojë kjo kombëtare?

Portugalia nuk është favorite edhe pse në skuadër ka lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon. Ka shumë skuadrë më të mëdha si Brazili, Gjermania, Spanja e Franca që kanë lojtarë dukshëm më të mirë se sa Portugalia.

Parashikimi: Portugalia është në Grupin B me Spanjën, Marokon dhe Iranin ku pritet që të përfundojë e dyta, pas Spanjës.

Në fazën e eliminimit direkt do të luajë së pari me kombëtaret si Rusia, Uruguai ose Egjipti që janë në Grupin A.

Image result for world cup 2018 groups

Portugalia nuk ka skuadër që mund ta fitojë Boërorin, por ajo mund të arrijë pa ndonjë problem deri në çerek-finale. /Periskopi/

Shpërndaje në: