Zyrtare: Llapi nënshkruan me futbollistin e Dritës (Foto)
Llapi ka nënshkruar me Arbnor Ramadanin
Arbnor Ramadani është përforicimi i ri i Llapit për edicionin e ardhshëm, shkruan Periskopi.
24-vjeçari edicionin e kaluar luajti me Dritën ku u shpall kampion i Vala Superligës.
Lajmin për transferimin e Ramadanit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Llapit në Facebook.
“Zyrtare: Arbnor Ramadani është përforcimi më i ri i Llapit
Podujevë, 7 qershor 2018 – Llapi po vazhdon konsolidimin për edicionin e ri. Së fundmi edhe Arbnor Ramadani është futbollisti më i ri i Llapit. Mesfushori i talentuar ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin.
Arbnor Ramadani, 24 vjeç, i lindur më 03.06.1994 karrierën e ka nisur tek Drita dhe deri më tani ishte pjesë e skuadrës nga Gjilani ku edhe u shpall kampion i stinorit që lamë pas. Ramadani regjistroi 14 paraqitje për Dritën në stinorin e kaluar. ‘Noli’ u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe premton maksimumin për Llapin në edicionin e ri,” thuhet në njoftimin e klubit. /Periskopi/



