Casemiro lëndon transferin më të ri të Manchester Unitedit (Foto)

Casemiro lëndon transferin më të ri të Manchester Unitedit (Foto)

Fred është lënduar gjatë një dueli me Casemiron në përgatitjet që Brazili po i kryen në prag të Kupës së Botës

Fred u transferuar te Manchester United nga Shakhtar Donetsk për shumën prej 52 milionë euro, derisa sot ka pësuar një lëndim në stërvitje me Brazilin, shkruan Periskopi.

Lojtari më i ri i Unitedit u lëndua pas një ndërhyrje të Casemiros dhe kështu Fred u largua nga fusha ku pritet që të kryej ekzaminimet mjekësore për ta shikuar shkallën e lëndimit.

25-vjeçari është një lojtar mjaft i rëndësishëm edhe për Brazilin që në Kupën e Botës është njëra nga kombëtaret favorite për të fituar trofeun më të çmueshëm në futboll. /Periskopi/

Shpërndaje në: