Ronaldo, ky njeri i madh, shikoni gjestin fantastik që e bëri para ndeshjes me Algjerinë (Foto)
Portugalia po luan ndeshje miqësore me Algjerinë në prag të Kupës së Botë, e cila do të fillojë më 14 qershor
Cristiano Ronaldo startoi nga minuta e parë për Portugalinë në miqësoren ndaj Algjerisë, shkruan Periskopi.
Rezultati pas pjesës së parë është 2:0, ndërsa Ronaldo bëri një veprim të madh para se të fillonte sfida.
Ronaldo për pak minuta ka shëtitur në stadium një fëmijë me aftësi të kufizara në karrocën e tij.
Por, ylli i Realit nuk ishte i vetmi që bëri këtë gjest, pasi ngjashëm veproi edhe kapiteni i Algjerisë, Yacine Brahimi. /Periskopi/




