Marcelo: Neymar një ditë do të luaj për Real Madridin
Marcelo është i bindur se Neymar do të jetë pjesë e Real Madridit në të ardhmen
Ylli brazilian nuk dëshiron që të qëndrojë te PSG dhe Real Madrid ka shprehur interesim që ta sjellë atë në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Periskopi.
Marcelo beson se bashkëkombasi i tij një ditë do të luajë për Realin dhe gjithashtu ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.
“Cristiano nuk e zotëron Real Madridin, nëse presidenti dëshiron të nënshkruaj me dikë ai e bën atë. E gjithë skuadra dëshiron që Cristiano të qëndroj, por Neymar ka gjithmonë dyert e hapura në skuadrën tonë. Real duhet gjithmonë të kërkoj lojtarët më të mirë. Një ditë Neymar do të luaj në Real Madrid,” ka thënë Marcelo.
Mbrojtësi i majtë i Realit gjithashtu ka thënë që Neymar në të ardhmen do të jetë edhe fitues i ‘Topit të Artë’. /Periskopi/



