Anglia e fortë në miqësore, mposht edhe Kosta Rikën (Video)
Anglia e ka mposhtur me rezultat 2:0 Kosta Rikën në një ndeshje miqësore në prag të Kupës së Botës
‘Tre Luanët’ ishin më të mirë se sa Kosta Rika dhe fituan me golat e Rashford 13′ dhe Welbeck 76′, shkruan Periskopi.
Tani kombëtarja e udhëhequr nga Gareth Southgate duhet të mendojë vetëm për ndeshjet në Kupën e Botës pasi miqësore i mbylli me sukses pasi ditë më parë kishte mposhtur edhe Nigerinë.
Anglia në Kupën e Botës është në Grupin G me Belgjikën, Tunisinë dhe Panamanë. /Periskopi/



