Zyrtare: Ballkani përforcohet me lojtar nga Maqedonia

Zyrtare: Ballkani përforcohet me lojtar nga Maqedonia

Ballkani pas angazhimit të 3 lojtarëve nga Superliga e Kosovës,tashmë ka hedhur sytë në shtetet fqinje duke shikuar futbollistë të cilët mund të jenë adekuat për skuadrën dhe për të lënë gjurmë në Superligë.

Drejtuesit e klubit para pak qastesh zyrtarizuan transferimin e sulmuesit maqedon Borche Manevski,i cili është një lojtarë me përvojë,dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës Pelister në Maqedoni ku në 8 ndeshje ka arritur të shënoj 4 gola.

Sulmuesi Manevski ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reprezentacionit maqedonas,ndërsa ka pasur edhe 8 paraqitje me skuadrën A të reprezentacionit të Maqedonisë.

Manevski është 32 vjeqar dhe së shpejti do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje.

Shpërndaje në: