Sergio Aguero konfirmon të ardhmen e tij

Sergio Aguero konfirmon të ardhmen e tij

Sergio Aguero do të qëndrojë te Manchester City

Ylli i Manchester Cityt po lidhet me një rikthim te Atletico Madrid, por vetë futbollisti ka sqaruar se është i lumtur në Angli dhe se dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës me ‘Qytetarët’, shkruan Periskopi.

30-vjeçari është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Argjentinën, por ka folur për të ardhmen e tij dhe raportet me Guardiolan në një intervistë për ‘El Chiringuito’.

“Është shumë mirë. Unë tentoj ta bëj punën time, ndërsa ai të vetën,” ka thënë Aguero.

“Ai është i kënaqur me mua. Unë jam i lumtur se si ne përfunduam sezonin. Klubi është i kënaqur dhe unë jam i kënaqur me klubin.

“Unë shpresoj se do të qëndroj deri në ditën e fundit të kontratës (2020).

“Unë besoj se çdo vit ka spekulime, ndoshta këtë vit pak më shumë me interesimin e Atletico Madridit,”. /Peroiskopi/

Shpërndaje në: