Kundërshtari i ardhshëm Joshuas vendoset brenda 72 orëve dhe nuk është Wilder!
Anthony Joshua pritet që të përballet me Alexander Povetkin në shtator të këtij viti
Meçi për titullin e WBA midis kampionit Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin do të “finalizohet në 72 orët e ardhshme”, ka thënë promotori Eddie Hearn, transmeton Periskopi.
Boksieri rus do të ballafaqohet me Joshuan në shtator të këtij vitit, derisa meçin të cilin po e pret e gjithë bota Joshua-Wilder pritet që të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Marrëveshja me Povetkin është praktikisht e kryer. Me Wilder nuk është, por ne po flasim çdo ditë,” ka thënë promotori Hearn.
Joshua mban titullin e WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Wilder mban titullin WBC dhe Hearn sugjeroi një luftë për të gjithë katër titujt. /Periskopi/




