Serbët mendojnë që vetëm Brazili është Kombëtare më e fortë se Serbia

Serbët mendojnë që vetëm Brazili është Kombëtare më e fortë se Serbia

Dje u publikua një artikull tjetër nga The Guardian për Kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusia 2018”, shkruan Periskopi.

Ky artikull i dedikohej kombëtares serbe, duke analizuar lojtarët më të mirë, taktikat dhe pritshmëritë reale të saj.

Ekipi i Mladen Krstajiq vërtet ka lojtarë mjaft të mirë, të cilët së bashku vlejnë 267,45 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë është 23 vjeçari i Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq me 90 milionë euro. Pastaj janë Nemanja Matiq [40], Dushan Tadiq [15], Luka Milivojeviq [15], Adem Ljajiq [13] e Aleksandër Kolarov [12].

Formacioni i mundshëm i Serbisë sipas The Guardian do të jetë:

Stojkoviq [Portier]; Rukavina, Ivanoviq, Milenkoviq, Kolarov [Mbrojtës]; Matiq, Milivojeviq, Tadiq, Milinkoviq-Saviq, Ljajiq [Mesfushorë]; Mitroviq [Sulmues].

Si lojtarin që mund të befasojë gjithkënd me formën e tij, The Guardian e përmend pikërisht Milinkoviq Saviqin, i cili ka stil të ngjashëm me Paul Pogban. Sa i përket lojtarit që mund të zhgënjejë, përmendet anësori i Southampton Dushan Tadiq.

Pritshmëria reale për Serbinë është arritja në fazën e 1/8-s. Por, publiku serb priret të ketë pritshmëri shumë të larta për Kombëtaren e tyre. Tradicionalisht Serbia kishte individë shumë cilësorë, si Vidiq, Stankoviq, Mihajloviq e shumë të tjerë. Por, publiku serb konsideron që ekipi i tyre është vetëm pas Brazilit. /Periskopi

Shpërndaje në: