Pele flet për gjasat e Brazilit, nuk fitohet Kupa e Botës vetëm me Neymarin!

Pele flet për gjasat e Brazilit, nuk fitohet Kupa e Botës vetëm me Neymarin!

Brazili është njëri nga favoritët për ta fituar Kupën e Botës, por i këtij mendimi nuk është edhe legjenda Pele

Brazili është në Grupin E me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën, shkruan Periskopi.

Legjenda Pele ka folur për gjasat që ka ‘Seleçao’ në Kupën e Botës, ku ka thënë që Brazili ka një skuadër të mirë individualisht dhe se vetem me Neymarin nuk mund të fitohet Botërori.

“Unë kam besim të madh në aftësitë e Tite. Shqetësimi im është për një gjë: kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës në Rusi dhe ende nuk shoh një vendosje të drejtë. Individualisht, të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, por ata nuk janë akoma një ekip,” ka thënë Pele për “Reuters”.

“Neymar është për mua një nga lojtarët më të mirë në botë. Sot, ai është më i pjekur dhe ka më shumë përvojë, por nuk mund ta fitojë i vetëm Kupën e Botës.

“Ekipi më i mirë brazilian i të gjitha kohërave ka qenë ai vitit 1970, me Tostao, Rivelino, Gerson dhe Pele. Të gjithë kishin numrin 10 në ekipet e tyre. Ne kaluam më shumë se gjashtë muaj së bashku në atë Kupë Bote, prandaj funksionoi,” përfundoi Pele. /Periskopi/

Shpërndaje në: