Marca: Ronaldo transferohet te Juventus

Marca: Ronaldo transferohet te Juventus

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Juventus këtë verë

Ylli portugez ka vendosur që të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa pas tij janë vënë shumë klube të mëdha evropiane si Man Utd, PSG e Bayern Munich, shkruan Periskopi.

Marca tani ka zbuluar se Ronaldo mund të shkojë te kampioni i Serie A, Juventus.

Kujtojmë që 33-vjeçari paralajmëroi largimin nga Reali menjëherë pas finales së Champions League kundër Liverpoolit. /Persikopi/

Shpërndaje në: