Zyrtare: Llapi bëhet me trajner të ri
Bylbyl Sokoli është trajner i ri Llapit
Tahir Batatina ditë më parë ishte larguar nga stoli i trajnerit për të kaluar në pozitën e drejtori sportiv te Llapi, shkruan Periskopi.
Sot llapjanët kanë prezantuar trajnerin e ri dhe ai është Bylbyl Sokoli, i cili së fundi ishte pjesë e Ferizajt, skuadër të cilën e riktheu në Superligë.
Ky lajm është bërë i ditur me anë të një konference që Llapi po e zhvillon në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’. /Periskopi/



