Rafael Nadal kalon në finale të Roland Garros, arrin rekordin e Federerit
Rafale Nadal ka kaluar në finale të Roland Garros pasi ka mposhtur Juan Martin del Potron në gjysmëfinale
Teniseri spanjoll fitoi 3:0 në sete 6-4, 6-1, 6-2 dhe të dielën në finale do të luajë kundër Dominic Thiem, shkruan Periskopi.
Nadal, i cili ka humbur vetëm dy herë në 87 ndeshje të zhvilluara në Roland Garros mposhti Del Potron për më pak se dy orë.
Nadal do të luajë për herë të 11 në finale të Roland Garros.
32 vjeçari është i vetmi teniser pas Roger Federerit që arrin 11 herë në finale të një Grand Slam turneu. /Periskopi/



