Donald Trump: Unë po mendoj ta fal dikë që të gjithë ju e njihni shumë mirë (Foto)

Donald Trump: Unë po mendoj ta fal dikë që të gjithë ju e njihni shumë mirë (Foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se po mendon seriozisht mundësinë e shpalljes së faljes e pafajësisë për ish-kampionin e botës në peshat e rënda të boksit, legjendarin Muhammad Ali, i cili gjithsesi nuk u dënua me burg për refuzimin e palëkundur për të bojkotuar detyrimin për të marrë pjesë në luftën e SHBA në Vietnam.

“Unë po mendoj të fal dikë që të gjithë ju e njihni shumë mirë, që u desh të përballej me shumë gjëra dhe që në atë kohë nuk ishte shumë i famshëm… Jo, nuk po mendoj për OJ (Simpson). Ai nuk ishte aq i famshëm asaj kohe, ndonëse tani ai është, po mendoj për Muhammad Ali, po e mendoj seriozisht”, deklaroi presidenti Trump.

Për këtë iniciativë, ekziston precendenti i vetëm pak kohëve më parë, kur kreu i SHBA fali boksierin Jack Johnson me kërkesë të Sylvester Stallone.Johnson një njeri me ngjyrë u dënua në 1913 nga një juri e përbërë vetëm nga anëtarë të bardhe në Chicago, Illinois, për shkelje të ligjit të epokës, në lidhje me trafikimin e skllevërve të bardhë, që kishte si qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjithsesi, ndryshe nga Johnson, Ali që u nda nga jeta në qershor 2016, nuk bëri asnjë ditë burg dhe çështja e tij nuk ka nevojë për një falje, sepse ai e apeloi dënimin, që në përfundim u revokua. Ndonëse boksieri u dënua me 5 vite burg për refuzim të pjesëmarrjes në Luftën e Vietnamit, apelimi në Gjykatën e Lartë, e shfajësoi në 1971. Në këtë kuadër, familjarët e legjendës së boksit, me të mësuar për iniciativën e presidentit Trump, dolën me një komunikatë, përmes së cilës, veç vlerësimit të gjestit të kreut të shtetit, u shprehën se nuk ishte e nevojshme falja, për sa kohë nuk kishte asnjë dënim që kërkonte shfajësim.

 

Shpërndaje në: