Berisha: Floriani do ta mposht 100 përqind serbin, nëse nuk do isha futbollist do të isha boksier
Valon Berisha është në Tiranë ku do ta përcjellë nga afër meçin e Florian Markut me serbin Dragisic
Pas pak do të fillojë meçi ndërmjet Florian Markut dhe Sladjan Dragisic dhe në palestrën ‘Asllan Rusi’ është edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, shkruan Periskopi.
Berisha është i bindur se Marku do ta mposht serbin Draigisic si dhe ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“E dua MMA shumë, e kam parë Florainin që është shumë i mirë dhe kam pas qejf me mbështet, ishalla fiton dhe na gëzon të gjithë shqitparët,” ka thënë Berisha.
“Nëse nuk do të isha futbollist, do të doja të isha boksier, jam i bindur 100 përqind se sot Marku fiton.
Ai foli për të ardhmen e tij ku ka oferta të shumta, por ka thënë se vendimin do ta marrë sëbashku me familjen e tij në ditët e ardhshme. /Periskopi/



