Për më pak se 24 orë, Era me këngën e Kampionatit Botëror thyen rekorde (Video)
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi vijon turin për xhirimet e klipit më të ri të këngës “Live It Up” që është kënga zyrtare e Botërorit “Rusia 2018”.
Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga të gjithë, pasi vetëm një dit pas publikimit, kënga ka arritur t’i ketë afër 4 milion shikime në Youtube.
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi shfaqet në dy skena në këtë klip me dukje ndryshe dhe ky është suksesi më i madh nga ndonjë artiste shqiptare e dalë nga skena muzikore shqiptare.



