UEFA: Jemi të shokuar nga vdekja e Fadil Vokrrit

UEFA: Jemi të shokuar nga vdekja e Fadil Vokrrit

Fadil Vokrri ndërroi jetë sot në moshën 58 vjeçare

Vdekja e Fadil Vokrrit ka bërë bujë të madhe në të gjithë botën, shkruan Periskopi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të UEFA-s, presidenti Cferrin i ka shprehur ngushëllime familjes dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Jemi të shokuar dhe thellësisht të prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit. Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm që ndërtoi një karrierë të shkëlqyer dhe u bë një administrator dhe president i Federatës kombëtare të kalibrit të lartë. Fadili ishte figura kyçe në zhvillimin e futbollit të Kosovës të cilin e drejtoi te integrimi i FFK-së në asamblenë e UEFA-s.,” thuhet në njoftimin zyrtar të UEFA-s. /Periskopi/

Shpërndaje në: