Shpend Ahmeti: Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e Fadil Vokrrit (Foto)
Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit Fadil Vokrri.
Emrin e tij do ta mbaj stadiumi i kryeqytetit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.
Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij,
Fadil Vokrri!”, ka thënë Ahmeti.



