Cana me plotë emocion flet për Vokrrin: Jam rritur duke më treguar babai se si ka qenë zëri e një kombi (Foto)
Në mëngjesin e së shtunës ndërroi jetë Fadil Vokrri pas një sulmi në zemer
Lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit ka shokuar të gjithë, derisa Lorik Cana ka shprehur ngushëllime për familjen e tij me anë të një postimi në ‘Instagram’, shkruan Periskopi.
“Jam rritur duke me treguar babi Se si keni qenë zëri e nji kombi, me tregojke qe Fadili ishte i pakapshëm për të tjerët ,legjendë, dhe golëshenuës fanatstik!!! Humbje e madhe për të gjithë ne ? Ngushllime familjës Vokrri, miqëve, bashkpuntorëve, lojtarëve te gjeneratës së artë , Federatës Futbollit Kosovës … Lamtumirë LEGJENDË ????,” ka shkruar në Instagram Cana.
Vokrri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare. /Periskopi/




