Pamje nga ndezja e qirinjve për Fadil Vokrrin në sheshin e Prishtinës (Foto)
Disa ditë para se të mbushte 58 vjet, Vokrri pësoi një arrest kardiak si pasojë e të cilit humbi jetën gjatë rrugës në QKUK.
Në kujtim të veprimtarisë së tij, sonte në Prishtinë po ndizen qirinj nga shumë qytetarë.
Në mesin e pjesëmarrësve janë parë edhe zyrtarë të partive politike në vend.
Gjithashtu qirinj për Vokrrin po ndezin edhe zyrtarë të FFK-së, trajnerë e sportistë.
Vokrri pritet të varroset nesër nga ora 17:00, kurse nga ora 12:00 do të ketë homazhe, dhe pastaj edhe mbledhje komemorative.
Për vdekjen e kryetarit të FFK-së kanë shprehur ngushëllime politikanë, sportistë e klube të ndryshme.
Ngushëllime kanë shprehur edhe institucionet më të larta të futbollit, FIFA dhe UEFA.












