Dj Blunt lajmërohet pas sulmit, ka edhe një mesazh

Dj Blunt lajmërohet pas sulmit, ka edhe një mesazh

 

Gjatë mbrëmjes së kaluar, reperi Blunt është sulmuar me thikë.

Ani pse therjen me thikë nuk e pranoi reperi, policia e ka konfirmuar këtë sulm, shkruan lajmi.net.

Ishte Real 1 ai i cili pak orë pasi doli lajmi për therjen e reperit, njoftoi fansat se Blunt është mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.

Ndërsa, ishte Blunt ai i cili në llogarinë e tij në Instagram është paraqitur përmes disa videove ku shfaqet në studio, duke dhënë mesazh që asgjë nuk e ndal punën e tyre.

“Ju dua pa masë, na jemi kthy në studio”, thotë reperi, i cili duket në gjendje shumë të mirë pas sherrit të mbrëmshëm. 

 

Shpërndaje në: