Valon Behrami: U prehsh në paqe i madhi Fadil Vokrri

Valon Behrami: U prehsh në paqe i madhi Fadil Vokrri

 

Vdekja e hershme e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri ka prekur gjithë opinionin shqiptar.

Dhimbje për vdekjen e tij kanë shprehur qytetarë, personalitete e sportistë anembanë trevave shqiptare.

Edhe futbollisti Valon Behrami ka ngushëlluar familjen Vokrri për humbjen e legjendës së futbollit kosovar.

“Ngushëllime familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për humbjen e legjendës sonë. U prefsh në paqe i madhi Fadil Vokrri”, ka shkruar Behrami.

 

 

Shpërndaje në: