Messi thotë se duhet pasur krah vetës lojtar si Griezman për ta fituar Champions League
Lionel Messi ia ka bërë me dije Barcelonës tërthorazi se për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube ku ka vuajtur në disa vitet e fundit, duhet të transferojë lojtarë si Antoine Griezmann.
Nga kampi i Argjentinës në Barcelonë, gjatë përgatitjeve për Botëror, Lionel Messi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sport, ku foli edhe për sulmuesin francez.
I pyetur se a është Griezmann lojtar që i duhet Barcelonës, argjentinasi ka thënë se s’e di nëse sulmuesi është prioritet po thekson se është i pajtimit se klubit i duhen lojtarët më të mirë për të fituar.
“Nuk e di nëse ai është prioritet. Jam i pajtimit se për ta fituar Ligën e Kampionëve përsëri duhet t’i kemi lojtarët më të mirë. Dhe Antoine Griezmann është njëri prej tyre. Nëse klubi e blen, super. Nuk e di nëse është prioritet. Mund vetëm të them se për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet t’i kesh lojtarët më të mirë. Dhe ai është shumë i mirë”, ka thënë Messi



