Kush ishte klubi që Fadil Vokrri e donte më së shumti
Fadil Vokrri gjatë një intervistë të realizuar vitin e kaluar, kishte treguar se për cilën skuadër ka bërë tifo, si dhe inspirimin më të madh të tij në futboll.
Vokrri, në një intervistë dhënë për Telegrafin në dhjetor të vitit 2017, kishte zbuluar se ai ishte adhurues i Barcelonës.
“Për mua idol i të gjitha kohëve është Johan Cruyff”, kishte pohuar Vokrri, stili i të cilit në të kaluarën ishte krahauar me lojën e legjendës së Argjentinës, Diego Maradonan.
Kurse, Vokrri ishte tifoz edhe i Barcelonës, lojën e së cilës e kishte cilësuar si “art”.
“Barcelona është art, është kënaqësi ta shohësh kur luan. Aty është Messi”, kishte theksuar Vokrri.
Kurse, legjenda e futbollit të Kroacisë, Zvonimir Boban, dje gjatë dhënies së lamtumirës së Vokrrit, ka thënë se Vokrri ka mundur shumë lehtë të luajë për Barcelonën.
Boban ka thënë se legjenda e futbollit kosovar mund të kishte luajtur shumë lehtë në klubet më të mëdha botërore, po të mos ishte ligji i Jugosllavisë.
“Jugosllavia kishte një rregull që të mos lejonte lojtarët nën moshën 28 vjeçare të luanin jashtë vendit, përndryshe Vokrri mund të luante me lehtësi për klubet më të mëdha si Barcelona”, ka deklaruar Boban.



