Kupa e Botës: Këto janë rekordet më interesante që mund të thyhen në ‘Rusi 2018’

Kupa e Botës: Këto janë rekordet më interesante që mund të thyhen në ‘Rusi 2018’

Kupa e Botës do të fillojë më 14 qershor me ndeshjen hapëse ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite

Kampionati Botëror i 21-të pritet që të jetë shumë interesant pasi ka kombëtare shumë të forta që do të luftojnë për trofeun e çmueshëm, shkruan Periskopi.

Në ‘Rusi 2018’ mund të thyhen disa rekorde interesante:

135 vjet dhe tre muaj do të jetë mosha e kombinuar e Oscar Tabarez dhe Fernando Santos nëse Uruguai dhe Portugalia do të takohen në raundin e 16-të që do të jetë mosha më e vjetër e kombinuar për dy trajnerë në një ndeshje të Kupës së Botës. Rekordi aktual është 133 vjet dhe nëntë muaj, Otto Rehhagel i Greqisë dhe Lars Lagerback i Nigerisë u takuan në Kupën e Botës të që u mbajt në vitin 2010 në Afrikën e Jugut .

45 vjet e pesë muaj është do të jetë mosha që Essam El-Hadary do ta ketë kur Egjipti do të nisë kampanjën e tyre kundër Uruguajit. Nëse Hadary luan në Rusi ai do të thyejë rekordin e Faryd Mondragon (43 vjet dhe tri ditë) për t’u bërë lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës.

13 ndeshje të Kupës së Botës të pamposhtur, ky rekordi i takon Brazilit që pësoi një humbje 4-2 nga Hungaria në çerekfinale të vitit 1954 dhe më pas një humbje 3-1 nga e njëjta kombëtarenë fazën e grupit në Botërorin e 1966.

Gjermania mund ta thyejë këtë rekord. Humbja e fundit e Gjermanisë ishte 1-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinale të vitit 2010 dhe ata do të fillojnë kampanjën në ‘Rusi 2018’ si të pamposhtur tetë-ndeshje

6 gola si kapiten është rekordi i Kupës së Botës që i përket Diego Maradonës. Ylli i Argjentinës Lionel Messi kërkon që të thyejë rekordin që e posedon ish-trajneir i tij.

6 ndeshje të pamposhtur në Kupën e Botës nga ana e CONCACAF: Ky është rekordi i Meksiës i regjistruar në SHBA 1994 dhe Francë 1998. Kosta Rika, që nuk ka humbur asnjë nga pesë ndeshjet e tyre në ‘Brazil 2014’, do të barazohet nëse ata shmangin humbjen kundër Serbisë dhe Brazilit.

5 gola në tre Kupat e Botës ky është rekordi që synon ta ketë mbi vete Thomas Muller. Muller, Klose dhe peruani Teofilo Cubillas janë futbollistët e vetëm që kanë shënuar më shumë se katër herë në Kupa të Botës. Klose ka 16 gola në total dhe mban rekordin me më së shumti gola në histori të Kupës së Botës.

Image result for thomas muller germany

Rafa Marquez do të bëhet njeriu i tretë – dhe i dyti meksikan që do të paraqitetet për herë të pestë në Kupë të Botës. Nëse ai zhvillon vetëm një ndeshje në ‘Rusi 2018’ do të barazohet me Antonio Carbajal dhe legjendën gjermane Lothar Matthaus.

Gigi Buffon shkoi në pesë Kupa të Botës, por nuk bëri një paraqitje në Francë 1998.

5 barazime radhazi në Kupën e Botës është rekordi i Belgjikës i vendosur gjatë viteve 1998 dhe 2002. Kosta Rika ka tre barazime në Botërorin e fundit të mbajtur në Brazil.

2 persona janë që kanë fituar Kupën e Botës si lojtar dhe trajner dhe nëse Didier Deschamps e fiton këtë edicion me Francën bëhet i treti. Deschamps udhëhoqi drejt titullit në vitin 1998 si lojtar, ndërsa më herët këtë e kishin arritur edhe Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer. /Periskopi/
Image result for deschamps france 1998

Shpërndaje në: