Zyrtare: Mësohet kundërshtari i Dritës në Champions League
Skuadra kosovare, Drita FC ka mësuar kundërshtarin e parë për Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës për këtë sezon, do të luaj me ekipin e Santa Coloma, shkruan IndeksOnline.
Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet mes La Fiorita dhe Lincoln.
Raundi i parë gjysmëfinal zhvillohet më 26 qershor, kurse raundi i fundit më 29 qershor.
Fituesit e dy takimeve zhvillojnë një finale, dhe fituesi shkon tutje për fazën tjetër të UEFA Champions League.




