Ky është stadiumi fantastik në të cilin do të luajë Prishtina në Europa League (Foto)
Prishtina do të takohet me skuadrën FC Europa të Gjibraltarit në kuadër të kualifikimeve të Europa League
Sot është hedhur shorti i raundit paraeliminator të Europa League me nënkampionen e Kosovës që do të takohet me skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa, shkruan Periskopi.
Faqja zyrtare e Prishtinës e ka publikuar një foto të stadiumut të FC Europa, stadium i cili ka një pamje fantastike.
FC Europa është skuadra nga Gjibraltari, vend ky që së fundi është pranuar në organizmat e futbollit botëror, i shtrirë në jug të Spanjës me vetëm 6.7 km katror dhe me 32.000 banorë, historia e futbollit si vend i mbizotëruar nga britanikët vije shumë më herët, por ekspansionin e kanë arritur tani nëpërmjet garave ndërkombëtare. /Periskopi/



