Princi i Egjiptit është gati për Kupën e Botës, ka një premtim të madh për popullin e tij (Foto)
Mohamed Salah është gati për Kupën e Botës
Ylli i Liverpoolit ishte në dyshime për Kupën e Botës shkaku i lëndimit që e kishte pësuar në finalen e Kievit pas një dueli me Sergio Ramos, shkruan Periskopi.
Por, Salah është rikthyer dhe mezi pret që ta bëj krenar vendin e tij, Egjiptin.
Ai ka postuar një foto në ‘Facebook’ me këpucët me të cilat do të luajë në ‘Rusi 2018’.
“Do t’i mbath këto për 100 milionë egjiptianë,” ka shkruar Salah në Facebook.
Kujtojmë, Egjipti është në Grupin A me Rusinë, Uruguain dhe Arabinë Saudite. /Periskopi/.



