Kurdisje të ndeshjeve edhe në Spanjë, arrestohen 20 persona
Skandali i trukimeve ka përfshirë edhe Spanjën
Këtë herë në epiqëndër kanë qenë liga e 4-t spanjolle dhe kampionati i femrave në liga të ulta. “El Confidencial dhe “El Paris” raportojnë se janë arrestuar rreth 20 persona.
Ndalimet kanë ardhur në zonën e Andaluzisë dhe Ekstermadurës. Kujtojmë këtu që akuzat për trukim nuk janë të parat nga vendi Iberik.
Në shkurt, një operacion i gjerë policor, dërgoi në qeli 31 peresona, të cilët ishin rrjet i një sindikate të paligjshme bastes, që kishin bazë Kinën.



