Griezmann paraqitet në konferencë, hedh poshtë spekulimet e mediave

Griezmann paraqitet në konferencë, hedh poshtë spekulimet e mediave

Antoine Griezmann nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij

Sot gjatë ditës u raportuar nga ‘Canal+’ se Griezmann ka vendosur që të qëndrojë te Atletico Madrid, ku edhe do të bëhej lojtari më i paguar në skuadër, shkruan Periskopi.

Por, është vetë futbollisti që është paraqitur në konferencë për media ku mohuar këto lajme.

“Më vjen shumë keq, por unë sot nuk do të jap asnjë vendim. Unë e di që ju të gjithë po e prisni, por jo sot. Tani jam i lumtur dhe mendjen e kam vetëm te Botërori”, ka thënë ylli francez.

Kujtojmë që Griezmann po kërkohet me ngulm nga Barcelona./Periskopi/

Shpërndaje në: