Kupa e Botës: Ibrahmovoic zbulon kombëtaret favorite për të triumfuar në ‘Rusi 2018’

Kupa e Botës: Ibrahmovoic zbulon kombëtaret favorite për të triumfuar në ‘Rusi 2018’

Zlatan Ibrahimovic nuk u ftua nga kombëtarja e Suedisë për Kupën e Botës, e cila do të fillojë më 14 qershor dhe do të mbarojë më 15 korrik

Ylli i LA Galaxy akuzoi mediat suedeze për shkak të presionit që kishin bërë që Ibra të mos ftohej në Kupën e Botës pasi ai para dy viteve ishte pensionuar nga skuadra kombëtare, shkruan Periskopi.

Megjithatë, 36-vjeçari e vlerëson lartë Suedinë dhe beson që do të arrijnë larg, por favorite për të triumfuar në ‘Rusi 2018’ sipas tij janë Brazili, Argjentina, Spanja dhe Gjermania.

“Spanja, Gjermania, Brazili dhe Argjentina janë ekipet favorite, – thotë suedezi. – Edhe pse kombëtarja e Sampaoli nuk dëshiron të konsiderohet mes pretendenteve kryesore, ajo do të jetë e tillë. Pastaj mendoj se edhe Suedia do të bëj një punë të mirë. Ka mposhtur ekipe të rëndësishme në eliminatore,” ka thënë Ibra. /Periskopi/

Shpërndaje në: