Allegri e pranon: E kam refuzuar Real Madridin
Massimiliano Allegri e ka pranuar që ka pasur një ofertë nga Florentino Perez për t’u bërë trajner i Real Madridit
Trajneri e Juventusit e kishte mundësinë për ta udhëhequr Real Madridin nga edicioni i ardhshëm, por i qëndroi besnik klubit italian, shkruan Periskopi.
“Le të themi që unë i thashë po Juventusit,” ka thënë Allegri.
“Unë kam folur me Florentino Perezin dhe i kam thënë se ia kam dhënë fjalën Andre Agnellit[Presidenti i Juventusit] që do të qëndroj te Juventus.
“Unë dua ta falenderoj Real Madridin për mundësinë që ma kanë ofruar,”. /Periskopi/



